| Nga LEJLA ISMAILI |
Njeri i madh,
i ngritur e me pozitë plot,
merita apo frika?
Të gjithë me duar hapur për të.
Të jesh i njohur në tokë
apo në qiell?
Shumë prej atyre të tokës
janë hiç në qiell.
E kur të dyja bëhen mirë
paqë në tokë
e përjetësi në qiell..
Foto@Joachim Schnürle