| Nga AQIME SELMANI |
Edhe ëndrrat më të bukura, fantazirat më të çuditshme, shpresat më të mëdha lindin pas të madhes shprehje: “edhe unë dua..” Është pra ajo, shprehja që të shtyn ta gjesh lapsin për t’i bërë detyrat që sikur shoqet të ushtrosh, të gjesh libra që sikur shoqet të mësosh mbase edhe më shumë, të shtyn të gjesh llambën që natën ta ndriçosh për ta lexuar edhe një herë atë libër të huazuar që nesër duhet ta dorëzosh, të jep kurajo që edhe kur do keq vlerësohesh të mos dorëzohesh, të jep kurajo që profesionin që ke dashur ta studijosh, të jep kurajo që të mbërish tek finishi i suksesit dhe të kthesh kokën pas për të parë sa kodra ke kaluar dhe të habitesh se vallë ato pengesa aq të mëdha atje “a jam unë ajo që i kam kaluar?”
Edhe unë dua…është busulla e zemrës që e lëviz trupin kah ajo çka shpirti yt do. Është ajo forca që s’duhet shuar kurrë pasi është ekstrakt jete. Ajo të bën të barabartë në mundësi me njerëzit e tjerë, që ndoshta gjithçka kanë mirëpo atë aftësi për ta mbajtur të lulëzuar brendësinë fatëkeqësisht e kanë të shuar siç është i shuar qiriu në dritë.
Kjo nuk është muzika e fëmijëve të mjeruar, por është qëllimi tyre gjendjen që janë për ta ndryshuar. Sa të bukura janë ëndrrat e fëmijëve të pa strehuar? Marrin lapsin dhe vizatojnë shtëpinë që duan, fantazojnë dhomën e tyre dhe unifromën e shkollës që do e veshin pa më thuaj tani “atë laps kush e meriton më shumë?”
Pa dyshim fëmija i stërvuajtur, i pastrehuar dhe i leckosur që ka etje për dije, pasi shpresa e tij është lapsi dhe ardhmëria që do e krijojë me të.
Ai nuk po lexon, nuk po mëson, nuk merr pjesë në aktivitete për një mirënjohje, një dëftesë apo për një diplomë. Ai e bën këtë që dije e shkathtësi të fitojë. Nuk e ka merakun si fëmija i llastuar i cili,nëse sjell nota të shkëlqyera ka për të marrë dhuratën e premtuar.
“Edhe unë dua…”është motivimi më i mirë që mund t’ia dhurojmë vetes, në momente kur njerëzit na thonë se s’do kemi sukses pasi ne nuk arrijmë dot të jemi të paktën kujdestarët e vetës. Ata e kanë humbur luftën e tyre me jetën, kanë shkuar mbas turmës e jo mbas dëshirës së zemrës. Andaj ata ekzistojnë vetëm për të të sulmuar, ato nuk hanë, nuk pinë, nuk flejnë por vetëm mendojnë natë e ditë si të të demotivojnë pasi janë ziliqarë. Lumturija jote, suksesi yt dhe kreativiteti yt i pengon. Eh sa kënaqen kur arrijnë të ta prishin ditën qoftë edhe me një fjalë. Por ti mos u dorëzo të kthehesh nga rruga për ku je nisur, vazhdo dëgjoje busullën e zemrës dhe shko pas asaj që do.
Pasi luftë e humbur është ajo lufta kur ndikohesh nga fjalët e njerëzve.
“Edhe unë dua..” është ushqim ndjenjash paqësore. Kur të hasësh në padrejtësi, nuk ushqen urretje, mërzi dhe demotivim por e kundërta: në raste të tilla ushqen ndenjën e faljes, lumturisë dhe të motivon. Këtë herë vajtën si vajtën punët, nuk u vlerësova sa duhet mirëpo, një ditë padyshim që do të vlersojnë.
Pra, me pak fjalë kjo shprehje është magji pasi mbjellë forcë tek çdo njeri që të bëjë atë çka do, të mos ndejehet i pafuqishëm, të punojë fortë, të mos ndikohet nga fjalët e rethit që të keqen ja dojnë dhe mos kthehet nga rruga vetëm pse nuk është vlerësuar.
Është komike të mendosh se do u pëlqesh të gjithëve dhe do jeshë shpirtërisht i qetë, nëse do knaqësh botën do qashë vetë.
Sot, para pasqyrës thuaji vetës sate:”unë jam kjo që jam, kam ëndrrat e mija, kam rrugëtimin tim, kam mendimin tim dhe s’kam nevojë të mësoj se çduhet bërë nga ti pasi kam emër ndryshe dhe jam person ndryshe. Unë dua të jetoj jetën dhe të shijoj ngjyrat e saja mbi të gjitha”.