III

| Nga SHAHA HYSENI |

për ato që gjallojnë

e për ata që mendojnë se ndër gra soset gjithshkafja,

janë do lule që marrin frymë edhe në vjeshtë

i nxjerrim krejt mushkënish

t’ithtin që na e kanë plas

e drue çka lypin n’defter me i majt.

shtriga ka pshty mbi qitap

që dikush me e hangër ndokendin

po pse i përflaket shtati kur del hoxha me knu prej atij qitapi?

lulet po çelin e fara e keqe po soset

dilni djaj të vegjël e të mëdhenjë

dilni se me tan kuvetin 

kena me vdekë me krahë t’lulzuem. 

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *