ZËRI I ZHVESHJES

| Nga DASHURİJE BAJRAMİ |

Fliste në heshtje zëri i zhveshjes,

më thuaj nëse edhe një herë lind çfarë do t’i thoje vdekjes?

Asaj do t’i tregoja se dasëm do t’më dukej,

nëse arsyen e jetës s’do t’a lija të zhdukej,

i kisha frikën vetem jetës pa Të,

s’do t’i përballoja sprovat kur rradhiten një nga një!

E shpirti i thatë a mund ti mbaj t’pyes?!

Ngase zemra e zbrazur veq kohën e bën zhytës,

më thuaj të lutem si frymon një zë i zhveshjes?!

Kur shpirti dhe egoja si bën ballë përleshjes?!

Po hijenat e epshit kur t’vërsulen vallë!

A ke forcë pa Të t’u dalësh i vetëm përballë?!

Në fund një rrugë pa kahje me një valixhe të jetës,

gjithë ky monolog mes heshtjes dhe zërit të zhveshjes!

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *