| Nga DON MEHAJ |
Toka u mblue me ar gjethesh
e mue më thirri nji zâ,
me shkue n’at Kopsht t’madh
ku zâni me kohë kish ra.
Kalova tridhetë e dy Porta
t’veshuna me âmë të ndryshme
për me mbrritë n’Portën e Naltë
që ruente at’ dritë t’vyeshme.
Veç nji fanitje n’at pasqyrë t’qetë uji.
Tash jam akoma i ri.
M’lypet pak urti.
Nesër, kthehem përsëri
t’lëshohem në krahët e Tij.