| Nga DON MEHAJ |
Ka shkue insani për me gjetë
Nji breg t’ambël e t’shkretë
Da mendime për me i tretë
Në njat lumë të vetes-vetë.
Kur ka dal’ në gjuhë të tij
E ka ndie vedin sikur fëmijë.
Gaz i Fishtes i pámashtrí
Sikur lumë, derdh n’deje tij.
Mandej lumi â ka zhdukë
Edhe bregu â ka hup!
Njaj insani, njaj fëmijë
Në nji vetë bash janë shkri.