A DO PRANOSH?

| Nga LEJLA ISMAILI |

Do t’a shohësh me sy
të premtoj
në mos sot a nesër
një ditë të viziton
I qetë rri
prite me mirësi
mos u tund
e kapërde
që moti i njoftuar je
se të vjen e s’pyet fare
a do m’pranosh?
a je për ardhje..?
i qetë rri
për ty lum se do shpëtosh
në pate hall e mërzi
e i kalove në kënaqësinë e Tij
lum për ty e ata sy
përtej nur e dritë, kanë për t’u mahnitë
E se kur veten humbëm në humnerë
për ne t’shkretit mjerë
për vizitën fare s’u përgatitëm një herë
e t’kthehem e mendohem
e gjithmonë t’pendohem
se për çdo vepër grimcë
në pyetje do nënshtrohem..