A E DI ATË DASHURI?

| Nga LEJLA ISMAILI |

Të të duan pa mbarim
Të të duan në dy jetë
Të të duan e dashuria
Asnjëherë mos me u tretë..
Të lexosh pa pasur shkrim…
Të shkruash me një përqafim..
A e di për atë dashuri
që me buzëqeshje akullnaja shkri’?
A e di për atë dashuri,
që në vështrim të sjell qetësi
në të folurit të rrëmben,
si në përallë gjithëçka të rrëfen..
Atë dashuri ku,
një shkrim është burim,
ai burim të çon në thellim,
në atë që quhet shpëtim..
A e di atë dashuri që
ushqehet me sinqeritet
rritet me mëshirë dhe
asnjëherë nuk vdes..
Dashuri, koka e sëcilës është modestia..
Arma e sajë është fjala e butë
dhe për shtizë ka vetëm një synim
Veç në zemër të arijë..
Atë dashuri që e mban gjallë besnikëria
E lulëzon ndershmëria dhe pastërtia..
Ajo dashuri që t’a shkrinë zemrën
nga kopështi këputur ka një trëndafil
e jo ajo dhuratë që s’ka çmim..
E madhe, pa krahasim
E ëmbël, pa idhëtim
Pa ilaç, ajo vetë është shërim..
Të dish t’a kërkosh
për të të sakrifikosh
Kur ta arrish asnjëherë mos ta lëshosh..