A E KE PA?

| Nga PRANVERA NEVZADI |

A e ke pa si bie rrezja e diellit mbi lule?
Ashtu pra bie nuri mbi fytyrën tënde.

A e ke pa si reflekton dielli mbi det?
Ashtu shkëqejnë sytë e tu sa herë i ndeshi.

A e ke pa si nata i mbledh në gjirin e vet të përgjumurit?
Ashtu pushoj në krahët e tu sa herë të përqafoj.

A e ke pa si i jep dielli dritë hënës që mos të humbasë në errësirën e pafundme?
Ashtu ma ndriçon mendjen çdo bisedë me ty.

Ti nuk e sheh, se si gjithë bukuria e botës mblidhet e mbi ashtin tënd zygomatik pushon.

Por e shoh unë, se si nga zemra më gufon një amë freskie.
Si gjallërohen ngjyrat e si zhurmat kthehen në melodi qetësie.
Pastaj si pranvera e vonshme të gjitha stinët bëhen njëlloj.
Bile edhe unë, që jam një copë druri, filloj e gjallëroj.