| Nga LEJLA J. ISMAILI |
Qiellin thellë shpuar
n’zemra depërtuar
shpirtërat gjallëruar..
Asi bukurish, asi lloj qetësish
që si ngjanë botës së këtejme
Tokë e gjitha sendet n’ta
detë dhe më tej
erësirat me i zbeh
Me dridhë gurë e dru’
me trazu çdo pluh’
S’i ikë atij zani
as i vogli e as i madhi..
Çdo lëvizje me u ndalë
prej universi e ‘dej
n’sendin ma t’im që ka
atijë zani me u iu ‘da