| Nga LIRIDON HYSENI |
Ishte një natë më e errët,
Ëndrrat xixëllonin zbehtë.
Shtriheshin vela pluhuri
Nga andjet e heshtura rishtazi!
Të kacavirresha si merimangë,
I pafat ; jo mit legjendar,
Shpirtngushtë I agimeve gdhirëse
Angështi e shpresave sfilitëse
Nuk jam I marrë,
Jam I ngopur.
I zënë me çmenduri të errët
E shprehi pjellore!
Si kjo natë e pikturuar
Në korniza dritaresh,
Që rrin e ngecur
Si portë dimensonesh kohore!