| Nga BLERTA BAFTJARI |
Qielli i zymtë,
ashtu si këto të mija ndjenja
Tuj prit’…
Do rreze me dalë,
e me i ndriqu.
Fuqia e rrezes,
shpon edhe vranësinat e qiellit,
edhe të mendjes.
Pres, pres…
E pres qiellin të hapet!
Siç dashnia që prekë universin
dashni për trungun që peshon sa malet…
Sot me një përgjumje të thellë
E me ëndrra të përziera dallgë
Me parehatinë e gjumit duke luftuar,
Si një bishë mbi dheun e bardhë.
Ashtu dhe unë përpëlitesha, përpëlitesha…
Gjatë asaj lufte paqdhënëse,
më zgjoj një zile!
Aq sa s’mi shqeu timpanat…e ëndrrat!
Ring-ring! Hapa sytë si një reflektor,
e mendjen përplasa për tokë!
Brohita “Ç’ne n’kët’ orë!”
Ora e gjora s’kishte faj, shkuar me dhjetë…
Bie prapë thirrja e whatsupp,
kur shoh “Bruder”.
Hap thirrjen rrëmbyeshëm,
dhe zëri i mekur m’thotë:
“Dhimbjet e kapën, jemi në spital.”
Dhe me të parën gjuaj jorganin,
si armikun bajraktar të këtij çasti.
Marr çantën dhe e mbush me nguti…
Vishem pa e menduar si,
dhe marr një taksi!
Ulur mbrapa shoferit,
Mendja ime centrifugë nuk gabon të ndalet!
ndalem në stacion aty marr t’ha diçka
Për t’u mos u sëmurë se as ilaçet me vete s’i mora!
Eh! Tirana e shtrenjtë…
Besa më mirë!
(Një filet pule dy euro prapë se prapë).
Takoj mikun,
ashtu e privuar nga emocionet!
Ai nën të qeshura m’uron:
“Po bëhesh hallë!”
Truri im u bë shirit filmi,
dhe traka vazhdon të mos ndalet…
Prapë mbetet centrifugë!
Rrak tak pres…
Ora njëmbëdhjetë e dyzetë e tetë,
U bë mesnatë, dymbëdhjetë, bë dhe hëna e plotë…
Ecja, hyja brenda në maternitet,
dhe pyesja motrën flokëshkurtër
Që ja mësova emrin shumë më vonë, Alma!
Si dhe me korilen,
tuj bisedu u bë dymbëdhjetë e dyzet e katër,
dhe mora lajmin!
Dole ti, lajmi ëndërrimisht i bukur,
që vezullonte dhe ja shtonte shkëlqimin yjeve!
Mezi disi u qetësova…
Erdhi momenti që shkallëve me vrap u ngjita,
kërkova mamin Valmira.
E gjeta dhe u gëzova,
që ia pashë dritën e bukur të gëzimit në sy.
U afrova dhe tek ti,
e të shihja nga larg atë trup të bardhë pambuku.
Sytë të vezullonin gjelbërt,
(ndoshta mu dukën ashtu mua),
por ishe pambuk i bardhë.
E tani pres të të kap në krahë…
E premtja më e bukura e javës,
do mbetet dhe ndër më të bukurat e jetës.
Kur me ty u takuam, e të pashë në sy…
Të mbajta në krahë, dhe t’a ndjeva aromën.
Aromën dashuri!
Foto@Laura Cleffmann