| Nga NEAL SEJFULLA |
Muaji nëntor ndryshe jehon,
se shqiptarët me zemër festojnë.
Ndjenjë e madhe në një datë,
më 28 Nëntor, ditën e lirisë sonë.
–
A ka zemër që nuk gëzohet?
A ka ndjenja që s’gjallërohen?
A ka fytyrë që buzëqeshja i mungon,
këtë ditë të madhe në festë e shndërron.
–
Ditë e fituar me gjak,
Ditë e fituar me vuajtje,
Një hero ngriti flamurin
i dha jetë atdheut tonë
–
Le të kujtojmë kështu vlerën tonë,
mbajmë emrin shqiptarë,
me ngritjen e flamurit kuq e zi
i dha jetë atdheut tonë.
@shkelqimart