| Nga INIDA BRAHIMI |
I lodhur, ti kthen nëpër mesnatë
Të njëjtës udhë si edhe dje
Mërzitë e ditës, si një trastë
Tërheq në shpinë fare pa nge
Po kush të pret, kush ta hap portën?
Ta shkundë një mal të shpirtit tënd
Kush t’i sheh sytë e t’a mban dorën
Një dorë që aq shumë të dhëmb ?
E var në gozhdë si xhaketën
Një brengë të fshehur në lëkurë
Ta shtron në sofër gjithë jetën
E hiqet tej, të të zërë gjumë
Gatuan paqen në një enë
Dhe pret një nesër, të hapë portën
Ti kthehesh dhe prapë e gjen
Njerinë që s’gjendet në gjithë botën