| Nga DRITAN SKENDERI |
Me erën tek frynte ngadalë
E përkëdhelte të gjitha lulet e kopshtit tënd
Të vija dhe unë krahëhapur dhe të përqafoja
Të dashurova, zonjushë, të dashurova
Me rrezet e Diellit që lëshoheshin qetë-qetë
Për të ngrohur e ndriçuar fytyrën tënde hënë e plotë
Zgjateshin dhe krahët e mi, të merrja në krahëror
Të dashurova, zonjushë, të dashurova
Dhe me shiun që pikonte mbi çatinë tënde
Me melodinë qetësuese që ka
Pikonin bashkë dhe lotët e mi, edhe mbi ty
Sepse të dashorova përdëllueshëm, zonjushë, të dashurova
Me këngët e zogjve që këndonin në dritaren tënde
Dhe të sillnin hare e gëzim në shpirt
Jehonte dhe vaji i zërit të zemrës sime të djegur
Të dashurova përmallshëm, zonjushë, të dahurova
Yjet kandilë të netëve tua të bukura
Që zbukuronin dhomën tënde me qiellin bashkë
Ndriçimin merrnin nga sytë e mi, tek të shikoja me dashuri
Aq shume të deshta, zonjushë, të dashurova
Shkriva veten me natyrën, gjithësinë…
U njejtësova me to, një u bëra me egzistencën
Që të të kem në brendinë time, gjithnjë e kudo
Sepse të deshta vërtet, zonjushë, të deshta por… ç’e do…
Foto@Untitled Photo