| Nga LIRIDON HYSENI |
Portret i fytyrave tona
Pa ngjyra, pa kornizë
Të paprekshme, të paragjykueshme
Shkallë e lartë meditimi
Pa kriter kreativiteti
Veç liri e shthurur
Anarki e përditësuar
Punojmë fytyrat tona
Si tokën jopjellore
Me shpresë
Shesim fytyrat tona
Si mjet pune
Pa turp
Të rrethuar me portrete fytyrash
Frymojmë zellshëm në iluzione
Kur jeta të mbytet
Në oqeanin e gënjeshtrave
Çka të frymojmë?
Botë pa ngjyra, pa kornizë
Zemrat e shkëputura
Nga mendjet e cekëta
Burrë e Grua në piedestal
Cirk i mbushur me portrete
Pa ngjyra, pa korniza
Veç liri.