ÇUPA E LUMTUR

| Nga BLERTA BAFTJARI |

Mbrëmjeve në shetitoren e qytetit eci, hap mbas hapi duke fërfëlluar fustanin e pëlhurës ngjyrë bezh. Një mbrëmje e këndshme që sapo kishte marrë flladi I verës e lehtë u puqiste mbi krahët e mi, e mi tund’te flokët. Fllad freskie, ashtu e lumtur në vetvete dhe duke kënduar përsëri e përsëri në mendjen time një këngë të lezetshme: “…në dorën time erdhe e mërdhirë si trumcak…”- e ndalesha e prapë e këndoja vetëm këtë rresht herë pas herë, disi më jepte qetësi shpirtërore. Dalë ngadalë duke lozur hamendësishtë ulem në një stol të shetitores. Dhe ja filloi prapë: “…në dorën time ti erdhe e mërdhirë si trumcak…”- e sy mbyllur. Papritmas I hapa sytë e trembun, diçka më preku, ah… e shoh një trumcake syqershi të hapur para meje. Një çupë me fustan të kuq e dantella të bardha, flokët e kapura dy bishtaleca si Pipi çorapëgjata, ma bënë me dorë për të ma tërhequr vëmendjen dhe më pyet:

-E pse ti këndon me zë, a je e lumtur?- u ndala njëherësh dhe mendova vallë paskam kënduar dhe zëshëm… u skuqa!

Duke e qëndisur mendimin tim për ti dhënë gocës përgjigjje, ja dhashë me të shpejtë:

-Po!- (e lumtur bluaja në kokën time por pse nuk e di).

E u kthye:

-A do të thotë që të jesh e lumtur duhet t’I bësh edhe të tjerët të ndihen ashtu?- u shtanga. Prap I dhashë një “po”, e fjalët më dilnin nga goja por nuk e dija arsyen e tyre!

Çupa u largua dhe u kap për dorën e babit të saj, ku filloi të mërmëriste fytyrëbuzqeshun, me gjasë ja krisi këngës edhe ajo. E nga larg më bëri një  “papa” me dorë. U ngrita dhe unë i emitoja hapat e çupës së vogël, e llastuar duke tundur fustanin prej pëlhure.