| Nga DASHURIJE BAJRAMI |
Zemrat me radhë disi i priste,
në mënyrën më të bukur ata i gostiste,
çdonjërin prej tyre e ëmbëlsonte,
derisa dhimbja në vete e heshtur i qëndronte.
Shpirtat e tillë janë vërtetë të mëdhenjë,
të mbesin të veçantë vërtetë janë të denjë,
nëse pranisë së tyre i shoqëron dhe kafe,
do të mbetet e ftohur nga të ëmbëlsuarat llafe!
Ndarja do t’ju bëhet shumë e vështirësuar,
ngase të tillët do të mbesin në shpirt të veçuar,
në lamtumirë dashurinë dëshmoni, përqafoni,
mund të jetë e fundit këtë mos e harroni!