DHE DRITA ZBRITI

| Nga XHENI SHEHAJ |

përhumbur,
me mallin në gjoks
e dhembjet në shpirt
hijet lashë pas.

në pusin e thellë
n’oborr,
epshin mbyta.

duarlidhur,
me shikim të mjegulluar
heshta,
dritën prita.

dhe drita zbriti…

zbriti ngadalë,
mbuloi rrëmujën,
largoi hijet.

e paqtë,
si valë liqeni
n’qershor,
mbi mua qëndroi.

e si në ëndërr
dhembjet m’i zbuti
shpirtin ma ndriçoi.