DHURATA E PARË

| Nga URIM KOROLI |

Nje palë këpucë, më bleve si dhuratë të parë.

Të butat këpucë.

Në takim, më the, të vish më shpesh

të vish pa u ndier.

Takimi të jetë vetëm për ne.

Ndërsa unë të parën dhuratë,

të bëra të blertin fustan.

Që mos i trembim zogjtë,

atje nën meshtekne.

Dhe do të ta heq me kujdes,

si arkeologu dheun,

nga një skulpturë greke të lashtë.

Dhe për çudi,

po me ato këpucë u largova pa u ndier.

Dhe që ateherë më nuk i vesh,

se s’kam ku të shkoj.

Por i kam si kupen e shenjtë,

sa herë i shoh, i laj me lot,

si arkeologu, kur gervisht  pa dashje,

skulpturën greke të lashte.

Nga qindra kilometra larg, e ndiej,

të shtrenjtë e ke edhe ti

në garderobe atë fustan.

Dhe qe athere më nuk e vesh,

Se askush si unë s’mund të ta zhveshë.

E shtrenjta skulptura greke ime e lashtë