DHURATË E BEFTË

| Nga DRITAN SKENDERI |

O Zot i madh, o Dashuri
O fort i dhembshun, Përdëllimtar
Më dhe një shpresë, qeshë n’agoni
Më ktheve n’jetë, tek qeshë i vrarë

Në qiell i fshehtë, në tokë banim
Me njerëzit bashkë frymonte jetë
Një engjëll që do m’jetë shpëtim
Ma solle pranë, dhuratë të beftë

Në mrekulli, s’do mend, besoj
Në ringjallje, pa dyshim
Po m’thuaj, vallë, e meritoj
K’të bukuri ta kem shpërblim

Në sytë e saj dhe vet parajsa
Merr gjelbërim e gjallëri
Në ata sy gufojnë lumenj, sa…
Një gllënjkë piva…, përjetësi…

Zemër dhembshur, dhe amnore
M’mori n’krahë si një fëmijë
T’rrahmet e saj i ndiej prore
Në gjoksin tim, tellë në brendi

S’frymoj ndryshe, pos frymë të saj
Me të rilinda, tash vetja jam
S’ia them dot emrin, veten mbaj
Sekret, fuqi e frymë e kam

Foto@LeoneVente