DIAGNOZË ËNDRRASH

| Nga LIRIDON HYSENI |

Natën kur të fërkohemi

Me fijet e holla te flladeve

Që pëlhurën e mallit e qepin

Me mistikën e magjive

Sonte e dashura ime

E fortë mos u mbaj

Se nuk ka pjesë në trup

Që ti nuk i mungon!

Qoftë edhe veç me kujtim

Dua të të prek

Qoftë edhe vetëm me erën

Dua të të ndjek

E ndaj natës xheloz të bëhem ,

Kur gjumin tënd vëzhgon.

Kur duart e tua faqet prekin

Që hijshëm pushojnë

Sikur dashuria të buta

Të mbyllur sytë e ty

Kopshtin e parajsës sime

Brenda mbajnë

E qënia pranverën m’shijon

Që prej se i pashë

Ty të lutem Zot

Nga ai nur mos më privo

E sonte retë le të kapërcehen

Më dysh le të ndahen

Gjithë ëndërrat të shtegtojnë

Këtë trup t’a tjetërsoj

Një me petkun e natës të bëhem

Pas hijes së hënës të fshihem

Shtratit të saj t’i afrohem

Përqafimin tim t’ia shoqëroj