| Nga MATILDA MYFTARI |
Një ditë deti i tha shkëmbit
ti s’ke vlerë, rri pa lëvizur
unë me dallgë laj çdo mënxyrë
Çdo person që ty të ka shkelur!
Buzëqeshi shkëmbi i ngurtë si asnjëherë,
e me ironi, detit i fol:.
Te unë janë ulur njerëz me vlerë:
shkrimtarë, poetë, dashnorë të përvëlur,
e shënim datat e tyre kanë lënë,
ndaj, sa do ta lagësh majën e shkëmbit,
vlerën e tyre, kurrë s’ke për ta larë
se lotët që kanë derdhur
dielli tashmë i ka tharë…