| Nga HAMDI NUHIJU |
Koha është shpatë me dy tehe, nëse ti nuk e shfrytëzon lehtësisht ajo të harxhon ty!
Kjo çështje aq shumë është e shpërndarë tek njerëzit saqë është shndërruar në rregull teorik të pashkruar në letër.
Por, sa ja shohim tehet kohës? Sa mbrohemi prej tyre?!
Njerëzit, shpesh herë kanë sjellje të çuditshme! Ngatërrohen me tema të cilat nuk kanë asnjë vlerë në jetën e tyre të përditshme.
Ndërtojnë vizionin e kapjes së një të arriture shoqërore, i mbyllin sytë dhe qorrazi vizatojnë rrugën në një trafik me miliarda njerëz.
Nëse vjen Dita e Fundit-mbill një fidan! Edhe kjo është thënie e njohur profetike që vulos orientimin e njeriut. Gjithçka po shkatërrohet!
Nuk ka kthim mbrapa! Por, ti nuk guxon që të qëndrosh në zonën e rehatisë dhe të mos jesh pjesë e aksionit në të mirën e shoqërisë.
Mbill një fidan që koha të dëshmojë për anën tënde në të mirën e shoqërisë!
Është në dorën tënde nëse ti kohën e shfrytëzon për të mbjellur një fidan në të mirën e shoqërisë ose të presësh drunjtë e një të arriture shoqërore.