| Nga LIRIDON HYSENI |
Vërtetë do më duan?
Më thanë lexo
Merri shkrimet e studio
U verbova në errësirë
I thashë vetes “duro”
Edhe pse fëmi
Pas topit pasionohesha
E vrapin dot s’e mbërtheja
Kur shpërthente brenda meje
Mushkëritë përtokë i rrëzoja
As që më bënte
Më thanë ndalo
Hesht dhe mos shiko
Botën mos e dëgjo
Nganjëherë frymo
Ula kokën
Zëri s’më punonte
Dora më brofte
Pendën kërkonte
Katet e ferreve shqiptoja
Gacat e zjarrit kërkoja
Furrat për pjekje skicoja
Tymin e oxhakut e mbroja
Shpirtin kamufloja
Luftën e lakmoja
Sytë më vezullonin
Sikur barutin shkrepnin
Në vend se dritë të bënin!l
M’i shqyen fletat
E mi dhanë t’i përtypja
Më kurthuan heshtat
Se me fjalë po luaja!
Brenda mureve të ferreve të mija
U mbylla i qethur si njeri
Por leshi i djallit
Gjer në arrç më kish’ mbi!
Siç kur vëzhgoja bletët
E kosheren filloja t’a prish
Frika se më thumbojnë për vdekje
Më shtynte t’a sulmoja sërish!
Duart m’u dogjën
Në llavën e heshtjes
Ula kokën
Edhe më poshtë shpresës!
S’arrij t’a ndjej parfumin
E parajsës që doni ju
Nuk ma duan ferrin
As ziftin që m’u ka vlu
Në melodinë e sonetës së djallit
Unë notat i kam shkru
Nuk më lanë të zhvishesha
U mvesha përmbi me shkrumb.
Hov i zërit se ç’mu dha
Të këndoja veç një notë
“Oh “DO” më duan mua
Atje diku, diku në botë!”