Doli nga Shtypi përmbledhja me tregime “Udhëtime dhe Tregime” botuar nga shtëpia botuese Logos A, në Shkup, nga autoria Nada Dosti.
Ky është libri i parë i shkrimtares, dhe në këtë vepër e cila ndahet në dy pjesë, autorja paraqet rrëfimet për udhëtimet dhe kontaktet me kultura të ndryshme si dhe tregime nga sfera sociale e shpirtërore.