DOLI NGA SHTYPI REVISTA •HESHTJE•

Doli nga shtypi numri i dytë i Revistës Letrare HESHTJE, me kryeredaktor Medadin Limani.

Revista Letrare, Kulturore dhe Artistike HESHTJE është një revistë vendore-rajonale që botohet në Shkup, por që i kushton rëndësi të qenët e arritshme (online) për shqiptarët kudo që jetojnë.

Në këtë numër (të dytë) të revistës do të lexoni tregime nga Dibran Demaku, Albin Mehmeti, Nada Dosti, Hamdi Nuhiju, Mejrem Kryezi, Oriada Dajko dhe Medadin Limani.

Do mund të shijoni edhe poezi të përkthyera. Kësaj radhe prezantohen poetët Ahmed Arif dhe Muhammed Ikbal, të sjella në shqip nga Nada Dosti, përkatësisht Don Mehaj.

Gjithashtu do të lexoni një përsiatje të Niki Bajramit rreth autorit Ernesto Sabato, duke vijuar me dy ese nga Azize Ramadani dhe Emine Boriçi.

Në vijim do të lexoni poezi nga poetët: Dritan Skënderi, Puntorie Muça Ziba, Lejla Ismaili, Liridon Hyseni, Neviana Shehi, Brunilda Basha, Imer Topanica, Ali Pajaziti, Inida Brahimi, Don Mehaj, Ari Ukimeri, Silvana Tota, Lysien Disha, Hyrë Fazlija, Dashurie Bajrami, Arif Kryeziu, Valbona Kolaveri, Bleard Meha, Vlora Rexhaj, Urim Koroli, Blerta Baftjari, Emin Ismaili, Amra Memedi, Marigona Krasniqi, Sanije Bajrami, Ismet Tahiraj, Pranvera Nevzadi dhe Arbenita Mazreku.

Intervista për këtë numër i është dedikuar fituesit të Çmim Special nga Bashkimi Evropian për Letërsi, (për vitin 2023), Ag Apolloni nga Kosova.

Me prozë prezantohen Aqime Selmani, Amela Temja, Lyra Goga dhe Neal Sejfulla.

Shkrimtari dhe kritiku Agim Baçi ka përgatitur një vështrim rreth librit “Shkupi” të Kim Mehmetit, kurse shkrimtari Nazif Agalliu vjen me një udhëpërshkrim. Një reportazh i shkurtër nga Elijesa Ameti i dedikohet piktorit Imer Bajrami.

Në përmbyllje të revistës ju ftojmë të ndërmerrni një udhëtim pas në kohë përmes një përzgjedhje për rubrikën T’moçme nga shkrimtari Anton Çeta, por nuk do të mungojnë edhe disa këshilla drejtshkrimore nga Eroll Sejdiu për kategorinë Fusnotë.

Në këtë numër, në faqet e revistës, do të keni rastin të shijoni fotografi dhe vizatime ilustruese nga Andi Papastefani, Imer Bajrami, Suat Barra, Burim Myftiu dhe Betim Berisha.

Lexim të këndshëm!