DOLI NUMRI I RI I REVISTËS LETRARE •HESHTJE•

Doli nga shtypi numri iri i Revistës Letrare •HESHTJE•, me kryeredaktor Medadin Limani dhe me stafin e revistës: nga Shqipëria Don Mehaj, nga Kosova Liridon Hyseni dhe nga Shkupi Lejla Ismaili.

Revista Letrare, Kulturore dhe Artistike •HESHTJE• është një revistë vendore-rajonale që botohet në Shkup, por që i kushton rëndësi të qenët e arritshme (online) për shqiptarët kudo që jetojnë.

Në këtë numër (të katërt) të revistës do të lexoni tregime nga Albin Mehmeti, Dhurata Hoti, Jasir Xhebexhi, Melek Sejfullai dhe Medadin Limani.

Kësaj radhe në kategorinë e përkthimit, do të prezantohet artistja Um Kulthum, shkruar nga Beren Birsaygili dhe vlerësimi për Alija Izetbegoviç, shkruar nga Fikret Muslimovič.

Pastaj botojmë një ese nga Xheni Shehaj, një shkrim të Uran Butkës, një recension të Shefqet Dibranit, një kritikë të Nazif Agalliut dhe një udhëpërshkrim të Nada Dostit.

Në vijim do të lexoni poezi nga poetët: Arben Hyseni, Lejla Ismaili, Dritan Skënderi, Liridon Hyseni, Neviana Shehi, Amela Temja, Dashurije Bajrami, Amir Veliu, Inida Brahimi, Don Mehaj, Argjiro Ukimeri, Rijad Berisha, Valbona Kolaveri, Blerta Baftjari, Emin Ismaili, Pranvera Nevzadi dhe Hyrë Fazlija.

Intervista në këtë numër i është dedikuar poetit dhe autorit, Ervin Hatibi.

Me prozë prezantohen Eljesa Kraja, Hamdi Nuhiju dhe Bennu Pacolari. Po ashtu publikojmë edhe një shkrim të Qazim Numanit.

Në përmbyllje të revistës, ju ftojmë të ndërmerrni një udhëtim pas në

kohë përmes një përzgjedhje të tregimeve të moçme nga Mitrush Kuteli, por nuk do të mungojë edhe sqarimi i Ndue Dedaj i disa fjalëve të huaja që tashmë i dëgjojmë për çdo ditë

Edhe në këtë numër do të keni mundësinë të shijoni fotografi dhe vizatime ilustruese nga artistë të ndryshëm.

Lexim të këndshëm!