DUARTROKITJE NGA SALLA

| Nga AQIME SELMANI |

Akoma pa gdhirë dita mirë, dëgjohen hapa të shpejta që shkojnë sa andej këndej nëpër dhomat e vogla të shtëpisë, janë hapat e asaj voglushes filloriste që me gëzimin më të madh shkonte në shkollë, që me padurimin më të madh priste përgjigjen mësueses t’ia thotë, që fluturonte plot hare kur dilte të shkurante në dërrasë të zezë.

Po janë hapat e shpejturara të vajzës së re që zgjoheshte duke përsëritur ato mësime të gjata, kësaj vajze tani më gjimnaziste që për të mësuar nuk i mjaftonte edhe nata, kishte kaq dëshirë të mësojë sa për veten nuk gjente kohë të argëtohej.

Po kjo vajzë tani u rritë e mori titullin studente dhe mbi supin e saj iu shtuan edhe disa derte, tani mësimi i saj nuk vlersoheshte me ditar e kishte vështirë por, ia doli mbarë. Fakulteti nuk u tregua mësues i butë, në rrugë i vuri pengesa që t’i shërbejnë mësim në jetë.

Hapat sa vijnë e shpejtohen janë hapat e kësaj studenteje para diplomimi, që po pregatitet me vrullin më të madh që mundet, ecë sa andej këndej emocionet që ka, s’mund t’i fshehë e kush do mund ta bëjë diçka të tillë.

Kjo ditë për të është kaq e shumë pritur, kaq shumë e ëndërruar e stërimagjinuar, me pak fjalë e mahnitshme. Kjo ditë të duket si ëndërr nga e cila, ke frikë të zgjohesh, është aq e veçantë sa përciell emocione të forta që shpirti kurrë më parë s’i ka përjetuar.

Pikërisht: kjo pra është ndenja që përjetojmë kur jemi të suksesshëm në atë ëndrrën tonë të madhe për jetën që dikur vetëm e kemi imagjinuar.

Të jemi të vendosur në qëllimet tona dhe t’ia dalim mbarë është krenari personale e jona që na kënaq neve po më shumë i lumturon prindërit tanë, herojntë e vërtetë.

Ata janë po aq të emocionuar sa edhe vetë ne, nga gëzimi ulen diku më afër të na gjinden pranë si çdoherë, sa domethënës është prezenca e tyre në turmën e parë të prindërve sa që ndjehesh sikur mbas vetes ke një ushtri të tërë dhe se s’ka forcë që mund t’ju ndalojë, pasi tani je njeri i plotë.

Hapat më të rëndësishëm i hedh në skenë teksa të thërrasin me zë të lartë, të marrësh diplomën bashkë me të edhe një çmim, çfarë ndjenjë e bukur e cila nuk ka përshkrim.

Duartokasin profesorët e rreptë dhe të përpiktë që dikur të jepnin vëretje e ndëshkime për përmisim, duartokasin kolegët që ecën me ty në këtë rrugëtim, duartorkasin pjesmarrësit e tjerë. Por për ty, duket sikur e gjithë salla është heshtur dhe arrin të dëgjosh vetëm duartrokitja e babait tashmë të mplakur..Ai tingull që nxjerrin këto duar të lodhura e të dëmtuara po më mbush sytë me lotë pasi e ndjej në thellsi se e bëra atë krenar.

“Ja i dashur baba, mundi yt që dhe për mua me vite të plota u shpërblye me këtë medalje që m’u dha në shenjë të fitimit të çmimit më të vlefshëm për studentët. Ky çmim më shumë ty të takon pasi pa përplekjet e tua dhe pa këshillat e tua unë nuk do të isha këtu ku jam. Je baba i shkëlqyer, dhe unë gjithashtujam krenare me ty. Me mundin tënd dhe lutjet e nënës jam këtu, sa t’u kem pranë meje nuk ka forcë që më mund, do vazhdoj edhe më tutje në kërkim të suksesve tjera vetëm për t’i përjetuar edhe njëherit emocionet e forta që më falin shikimet tuaja nga ato sytë e mbushur me lotë, por kësaj rradhe me lotë gëzimi.

Vuajtjet dhe përjetimet tuaja janë motivimi im më i madh për sukses.

Vajza juaj ia doli dhe këtë e arriti falë jush.Çdo sukses i imi është rezultat i punës tuaj. Por hapat e mija s’do të ndalen këtu…