EKSPOZITA ARTISTIKE PËR ÇAMËRINË

Me 22 qershor të vitit 2023, në qytetin e Shkupit, do të mbahet një ekspozitë artistike për Çamërinë dhe në këtë mënyrë do i përkujtojnë krimet dhe torturat që janë bërë ndaj shqiptarëve të Çamërisë ndër vite.

Artistë të ndryshëm nga të gjitha trevat shqiptare para publikut shkupjan do paraqitën me veprat e tyre artistike, ku disa prej tyre kishin imazhe dhe pamje te fshatrave dhe vendeve të Çamërisë.

Po me këtë rast, në sheshin e qytetit të Shkupit, është organizuar edhe një koncert i madh ku do performojnë Lindon Berisha, Enkelejda dhe Hysni Allushi, Jericho dhe DJ Blaze./ HESHTJE