ËNDËRRA E RINISË

| Nga LIRIDON HYSENI |

Shpallet lufta e kohës ndaj dinjitetit e njerëzisë në gjeneratën e injorancës e naivitetit të shoqërisë,

Kur ndaj rinisë platformohen “brigada” anti-progresive e kundrejt motivit për punë e zhvillim,

Në vendlindjen e një të riu, bir i një veterani e nip i një dëshmori, shkelet djersa e shkelet gjaku i lirisë,

Se përmbi si “ajkë” e popullit doli të jetë shtresa udhëheqëse e mykur e e helmuar me shfrenim!

Kremtimi i çdo “suksesi” sarkaizmik bëhet fatkeqësisht çdo të dytën javë, kur humbet edhe koncepti,

Se një lajm i mirë nuk ka më interes e as bujën e një të keqi, duke u bërë “ndërmarrësi e tërë negativiteti”,

Mbi socializmin arsimor është shtruar një epidemi shpërdorimi e shfrytëzimi të rrethit e njoftësisë,

Duke pasur si rezultat ajkën e mykur në udhëheqësi, e e helmuar me shfrenim ndaj pasurisë!

E pamundësuar braktisja e veseve e traditave poshtëruese të mosmirnjohjes e tradhtisë,

Ndërgjegjësimi dhe morali i denjë kanë mbetur shaka të barcoletave të femijërisë,

Se përmbi të gjitha bukuritë e jetës, është vënë kurora e vrapimit pas dhe ndjekjes së pasurisë,

Me çdo kusht të arrihet “ëndërra e jetës”, edhe në qoftë se shkelet ëndërra e rinisë!