EPOKA E TIJ

| Nga LIRIDON HYSENI |

“Raftet ngërciteshin sikur të ishin rënduar më tepër seq kanë qenë mbrëmë. Aty mbaheshin vertikalisht librat e tij dhe të dëgjoje lajmin ishte një përjetim më vete i heshtur dhe shumë mistik për një poet. Për kultivimin aq të shëmbëlltyeshëm të gjuhës më të bukur në tokë, që do të jetë qënësor në jetëgjatësinë e krijimtarisë kuptimplote e shumëkreative, epoka e Kadares u gravua në histori dhe në penën e çdo krijuesi.”

U duk e zbehtë nga lëkura
Me një sëmundje flluskash
Shpërthenin në sekond të thënë
Veç zhurmë pa asnjë vënd

E gjete të cunguar
E more në krahë
E ledhatove nëpër dekada
Deri u rrit e mori zë

Më një datë a pa një datë
Më një varg a me një fjali
Prite, hodhe e gradove
Gjuhën tënde, mistikisht

Nuk u desht të të duam
As të t’flasim nuk u desht
Pikat e tua të idhëta
Si eliksir për shqipen dhè

Nuk më duhet të të dua
As të të takoj nuk kam pse
Veç të ndiqem në gjurmët tua
Në oqeanin që mbrapa na le…

E një kohe të pa kohë
Të zuri rryma dhe u bë bujë
Fort tek krahët strukur kumbove
Shqipen jo më të sëmurë

Veç ajo të të dojë
Ty të bënte mjaftë për jetë
Madhështisë së fonemës arbërore
Iu dha firma Kadare!