| Nga BLERTA BAFTJARI |
Era jeton në shtepinë barkë në lumë. Ajo është mike me shushërimën e ujit, zërin e kërcejve dhe dritën e hënës.
Era rri ulur dhe fton mikun e saj për ndej. Zgjatë dorën dhe pret valët t’i vijnë mysafir, t’i sjellin lajme apo edhe ngushëllime, t’i tregojnë që “ti je më e pastër dhe rri e qetë se secili bën si do vet.”
Kërcejt lozin e sillen me zërin e tyre i bëjnë muhabet i tregojnë ndodhitë e pyllit e i thonë :
-Hej era, ti nuk je vet, por mos ki dert se ka edhe më keq.
Era merr frymë thellë dhe ngritë sytë kah qielli i sheh yjet e e përshëndesin. I thonë:
-Oj e bukura jonë, lëri kërcejt kthehu tek ne dhe shumë mirë do jesh. Do qeshim bashkë e do shohim çdo gja nga lartë.
Në këtë errësirë Hana i shfaqet dhe i thotë :
-Po ty moj era, kush nuk të mbanë dot për mike do më kesh mua gjithë jetën. Dritë do të bëj e fytyrat do ndërroj po hëpërhë. Prapë kjo Hanë do jem e cila erën time do e përcjelli.
Era mbyllë sytë dhe fle e qetë se miqtë nuk do e lënë vet.