Sot në Shkup përmbyllet aktiviteti i Festivalit të Librit, i cili ka filluar që me datë 7 shtator. Ky është edicioni i parë i këtij festivali ku u prezantuan 30 shtëpi botuese, ndërsa dashamirët e librit do të mundën të zgjedhin nga oferta në numër të madh të autorëve vendas dhe të huaj. Festivali me moton “Shkupi lexon” zgjati për pesë ditë rrjesht në hapësirat e qendrës sportive “Boris Trajkovski”, vend ku zakonisht zhvillohet edhe panairi i librit.
FESTIVALI LIBRIT SHKUP: SOT DITA E FUNDIT
- 88 shikimet
- 1 minuta lexim