GRATË E QYTETIT BLU

| Nga VALBONA KOLAVERI |

Gratë e qytetit blu
Kanë sy prej zjarri,
E kur shikimet
Përthejnë mbi vetet,
Në pasqyrimet e diellta,
Marrin dyfish nur

Në perëndimet e largëta,
Rreflektohen mbi liqen,
Valëzime drithmash
Dashnie

Gratë e qutetit blu
Kanë flokë të zinj
Si thëngjij,
Të kuqe si shegë
Dhe të arta mëndafsh,
Si kallza gruri

E sy të mëdhenj të zinj
Me ninza që shkēlqejnë
Prej shpirtit,
Që u flasin ëndrrave
Dhe u besojnë amanetet
E etërve të vdekur
Bijëve, tuj dashtë

Gratë e qytetit blu
Mbrohen nga mure të gurta,
Duke shkapërcyer
Hijet përndjekëse,
Që u kufizojnë
Liritë

Gratë e qytetit blu
Poseidojnë
Hiret e fisnikeve,
Që fjalë qëndisin mbi buzë,
Dhe iu flasin butësisht ëngjëjve,
E rruzare lutjesh
Puthin për gjithkënd
N’dashni.