| Nga BRUNILDA BASHA |
Në lotin e saj,
rëndon pesha e maleve
që kërrusin shpina hekuri.
Noton një pyll i dendur,
me pisha të egra
Luledele e manushaqe çelur
në barin e njomë.
Një Oaz n’krahëror
shpërndan ngrohtësi
sikur reshje yjesh
prej ujvare qiellore.
Shpirti i frymon
copëza shkëndijash,
Diej vezullues
fllade të ëmbël,
stuhi që të perulin.
Të thyejne!
Helmetën e arnon
çdo ditë
me perin e forcës.
Krijon një poezi
me titull: Grua!