| Nga LIRIDON HYSENI |
Unë t’kërkoj kur m’mungon,
E jotja qeshje e rrallë,
Sipërfaqet e asaj heshtje,
E me pak fjalë lumturinë me ngjallë!
Mbi mendimet e mija shtrihet errët…
Ajo huti përplot dashuri e fsheur,
Si ankth i bukur që t’fle s’më lë.
Një shikim tek ata sy, t’a degjoj atë zë…
Të kishte kapluar me krahë përreth,
Veç pse e ndjeu, pa menduar dy herë.
I erdhi fryma e dëgjoj me veshë,
E përkëdhelte ndjenja që mbihej sinqertë.
Shfletonte faqet e shkurara në sy,
Si libër mistik I të errëtave!
Moj zanë e ndritshme ankthesh,
Si një tingull i këndshëm që shfaqesh!