| Nga SHKËLZEN HALIMI |
Do të përfundojë edhe kjo ditë
si çdo ditë tjetër
që na kthehet në kujtim
Ëndrrat e ndaluara
as sonte nuk do të vijnë
Pak para mesit të natës
do ta ujis lulen e mërzisë
pastaj
në shtrat do ta lëshoj trupin
dhe do ta pëshpëriti
lutjen e përhershme
Zot
mos lejo që vetmia t’i mbylli sytë
se pastaj mund të na ikë dita
pa ia parë lindjen dhe perëndimin…