| Nga DASHURIJE BAJRAMI |
Çdo zemër t’plagosur e qepte aq bukur,
me dashurinë e saj thurte poezinë,
dhimbjen e mbante fshehur të strukur,
të gjithëve u rimonte në shpirt ëmbëlsinë!
Sonte në heshtje një dhimbje frymon,
lotët hapin rrugë për të tilla ikje,
më thanë ka vdekur unë bëj sikur jeton,
dhe pse s’ka më ardhje në të tilla pritje!
E bukur siç ishte në zemër do t’mbetet,
me vrullshmërinë e saj dunjaja na ndau,
do t’parumoset aromë malli që s’tretet,
ngase Zoti caktoi dhe ikja ashtu ngjau!