| Nga MATILDA MYFTARI |
Tik- taku kohën e trumbon
e ëndërrat vërtiten me shpejtësi
nuk di nëse ndjenja triumfon
aty ku hoha bosh është pa ty.
Ti je si gojëdhënë e një legjende
je ai që kurrë s’kam patur
je imagjinatë e iluzionit
je mendim që i jep dritë natës.
Edhe hëna do të na kishte zili
edhe lulet vrëngër do të na shihnin
do shëmbej mali nga ajo dashuri
e shiu kurrë sdo mund të na lagte.
Por ëndërrat janë për romantikët
për ata që kurrë s’kanë dashuruar
se realiteti i ndjenjës që s’fiket
nuk qëndron në iluzion
por në shpirtrat e trazuar.
Edhe paçkase i thash të gjitha
tik- taku kohën e trumbon
dielli, hëna, lulet, e mbi të gjitha frika
zemrën e kanë pushtuar
e asgjë reale nuk ekziston