| Nga LIRIDON HYSENI |
Në humbëllirë kurthuar veçmas për ty
Ti fshihesh sigurtë ndrojtur qetë rrí
Tepruar në strukje s’dëgjohesh i çikë
Afruar u desht vesh’t katër n’angështi
Pompove ca herë dhe drodhe gjithësinë
Kometat u ndalën dëshmonin mrekullinë
Në bardhë e të zi në mes një portal
Veç koha na ndanë, veç koha na mbanë!
Ti në at’ skaj e ne shkundemi në ekzalt
Fryt prijatar që me shpirt na përgëzon
Tingull i ngjeshur mes qiejve të artë
Veç koha na mbronë, veç koha bashkon!
Foto@JayanaRashintha