JETË

| Nga LEJLA ISMAILI |

Ata trima të zjarrtë të atdheut,
që shpirtit i thanë:
“Dil, o t’dalë!”
Janë të thjeshtë, kush i njeh?
Rrinë në heshtje, pa zë.
E ata që në kurriz të tyre marrin
emër dhe ngrenë zë,
zënë pozita që s’janë për ta.

Foto@JukanTateisi