| Nga LYSIEN DISHA |
Qetësia e kalldrëmit shekullor prek lehtë shputat e këmbëve në një rrugë që e njoh fare mirë. Eci me kujtimet e këmbëve. Nuk mendoj, sërish eci. Rruga shtrihet para meje, mbi cdo gurë lexoj emrat e të gjithë atyre që kanë shkelur mbi to. Ndaloj! Vallë, pse ky gurë është jashtë vendit të tij.
“Ah, more i pabesë”, dëgjova gurin tek ankohej. Nuk ndalova gjatë dhe vazhdova të ecë.
“Edhe ky qenka i njëjtë”, dëgjova gurin sërisht dhe ndalova në vend. Kthehem dhe i ngul sytë gurit. H
“Ma thuaj në sy atë që ke për të thënë”, ju drejtova me zë të ulët nga frika se dikush do të kuptojë që flas me gurët.
“Je një i pabesë”, tha guri.
“Pse qenkam i tillë?”
“A nuk e vëren sesi po qëndroj?”
“Po, e vërej! Cfarë kërkon prej meje?”
“Je ti ai që korkon nga unë.”
“Unë? Mos më bëj të qesh.”
“Vallë, a mund të qeshësh?”
“Sigurisht që mundem.”
“Atëherë, përse shkel mbi shpinën time për cdo natë duke qarë?”
E rregullova gurin në vendin e vet dhe nisa të shkel sërish lehtë mbi kalldrëm me lotët që zbrisnin në faqe.