KAM ME BA PËR TY

| Nga VALBONA KOLAVERI |

Skutave,
Në dekikë të fundit frymë
Të shpirtit tem,
Po luhet emni yt

All,kuq e bukur shndris,
Kur t’vikas
Me loçkë të shpirtit larg

Ejjj,
Ke me në lyp si ujin,
Kur fyti të asht tha

Në zgrip shpërgjàsh
Tu u kput,
Syve,
Mall në ty kam çu

Cila ka me u mekë
Tuj të dasht njaq fort,
Ma thuj

Ejj,
Ke me më lyp,
Andrrash tu më dasht

Ke me brit
Me dur ndër brinjë,
Oooo kuku për mu,
Si s’pat dhe rend për ne

N’jermi ke me u coptu,
T’u rrmu me dur n’ajri,
Tuj lyp dashni

Mos më hup ksaj botë,
Mos praj tu më rrok për grykë,
E duj edhe për mu,
Se dekën kam me ba për ty