Gjuha e shqiptarëve që kanë jetuar në Jugosllavi dhe e të ndikuarve nga ta, karakterizohet edhe nga lidhja e disa foljeve me emrin që shpreh kundrinorin e zhdrejtë me parafjalë sipas modelit të gjuhëve sllave.
Ndër ato folje është dhe folja “karakterizoj-karakterizohem”, të cilën, në formën joveprore (karakterizohem), e lidhin me emrin që shpreh kundrinorin e zhdrejtë nëpërmjet parafjalës “me” dhe thonë e shkruajnë: karakterizohet me shpejtësi, karakterizohet me dituri, me çka karakterizohet?…
Që të siguroheni se nuk kemi të bëjmë këtu me gegërishten e me dallime dialektore, mjafton ta provoni e ta mësoni se gegët e Shqipërisë nuk e thonë dhe as e shkruajnë ashtu.
Shqip, thuhet e shkruhet: karakterizohet nga shpejtësia, karakterizohet nga dituria, çka e karakterizon, nga çka (se) karakterizohet?…
Pra, thuaj “karakterizohet nga…” e mos thuaj “karakterizohet me…”
~ Prof. Ilmi Rexhepi