| Nga DRITAN SKËNDERI |
Në kraharorin tim është një e çarë
I ndarë jetoj tash, në dy pjesë
Nuk është plagë e as varrë
Mungesa jote është në mes
Ti po ik, pa zë, në Heshtje
Rrugëtimi po të pret
Unë as leckë e as mbetje
N’teh të kohës, por s’më vret
I hedh sytë të çarës sime
Zemra varur n’kohë më rreh
Mushkëritë në përgjerime
Djegën tënde mbajnë në krah’
Shpirtin në pëllëmbë të erës
E përkund, thua, të flejë gjumë
E dridh acarri n’pikë të verës
Me largësinë tënde i mublumë
S’kam fuqi t’jem pa fuqi
Unë frymoj, fryma m’merr mua
Pa ty pjesë jam, s’jam tërësi
N’agoni pres takat tua…
A do të kthehesh, vallë, s’e di
Dhe n’shtrat t’vdekjes do të pres
Do të t’takoj, ama, gjithsesi
Në t’çarën time, këtu në mes