| Nga LIRIDON HYSENI |
Një groshë buke shihet n’trotuar,
Viti 18 pas mileniumit 2,
Këmbët e mekura nga i ftohti n’janar,
I shtrirë një i pastrehë n’qoshe aty!
Ajo groshë pa ndërgjegjje e hedhur,
Nga këpucë që shkëlqejnë e shkelur!
Nga mijëra përparime e zhdërvjellur,
Nga papastërtia e mbështjellur!
Sytë e shtjerrur hapen mezi,
Në të parë u zihet ajo groshë,
Qeshje e mpiksur n’fytyrën e tij,
Se sa ajo groshë atij i ngjason!
Shpinën kish’ mbështetur në një rrokaqiell,
T’paktën e kishte t’sigurtë se do e mbante,
Ngreh sytë lartë (molisja i vërehej),
Kaltërsia rrokë sytë e tij (e fytyra i zbehej)!
Ish’ si një ritual para se t’fillonte dita,
T’i numëronte kalimtarët përballë,
Mes tyre as një e njëqinda,
Nuk kthehej nga xhepi diq të ndaj!
Viti 18 pas mileniumit 2,
N’botën e ndarë n’2 kategori,
Në njërin skaj luftë për jetë e liri,
Në tjetrin skaj luftë për koleksionin e ri!
Sido që t’rrotullohet sot bota,
Çkado që prezantojnë mjekët tani,
N’këtë moment i pastrehu sytë ka te gota,
Që mban veç tre monedha e vendosur para tij!
Është zbuluar një mjekim i ri,
Makina më t’avancuara për ushtri,
Vazhdon edhe më tej lufta për liri,
E ky i pastrehë, ende i uritur aty po rri!
Viti 18 pas mileniumit 2,
Përparimi i qënies njeri,
Ka krijuar një kolos të ri,
Për t’ngritur kriterin varfëri!
Edhe për një vit të ri,
I pastrehu kolapson përsëri,
Deri të zgjohet një mëngjes,
T’a sheh ndoshta gotën të mbushur para tij!
Por ja që ky shënjim i ri,
N’kalendarin e qënies njeri,
Do jetë një hap më shumë,
Drejt ngritjes së kriterit varfëri!
Për çdo agim të ri,
I pastrehu ngreh gotën e tij,
Të mbushur me nga tre monedha,
Me aq duhet t’a zbusë ai këtë varfëri!
Nëpër rrokaqiejt ku mbështetet mendja tij udhëton,
E zemra tij përfshin hijen e një kozmosi,
Për një ditë t’pritur ai me shpresë ftohtin duron,
Që grosha e bukës më mos t’i ngjason!