| Nga SANJA HOXHALLARI |
Eh ,
Korb i zi në shpirt
Ai që nuk e sheh mirësinë
Kudo, se s’ka ç’jep nëse s’e ka.
Më tha: “Është bekim të shohësh të mirën
Se papritmaa çdo shkretëtirë do ta shohësh të lulëzuar
Çdo hienë të ngopur
Çdo krijese do ia zbulosh një thesar,
Të dukshëm, por që s’e njohin të gjithë, të tjerë.
Ah, behar!”
–
O i mirë!
Edhe shkretëtira që e sheh të vrazhdë;
Pa bimë; egërsira ngado,
Me brumbuj turivarur,
Me hiena dhëmbëdalë,
Ngadalë!
Gërmo thellë,
Se pak mjafton ta ujitësh, se është tharë nga mjerimi
Dhe toka do të pjellë!
–
Ah, ç’mizori që korbin e sheh të zi!
Ai i zi është, po vetë nuk ka zgjedhur të jetë i tillë.
Ndoshta hiri e ka pluhurosur,
Ndoshta tymi e ka vrarë,
Se unë e di që në shpirt të tij ka ende fikshezjarrë.
Po është ditë, është nxehtë në shkretëtirën tuaj
Dhe shfaqja e tij kërkon natë
Dhe një luftëtar a ndoshta ndonjë mendjeshkarë..
Se ai pranon të rrijë zgjuar e ta ndjekë,
Me durim, me pak stimulim,
Që ta kthejë korbin në pëllumb,
E shkretëtirës suaj, t’i japë fund!