| Nga DRITAN SKENDERI |
Të pash në freskinë e ajrit të mëngjesit
Kalove në heshtje pranë meje
Si ajri para se të marrë drejtim
Ishe ti
Dhe në det të gjej po ashtu
Në dallgët e tij, që s’janë ujë
Por përsëritje e flokut tënd
Sa herë që të afrohem
Më pushton një ndiesi që s’e mbaj dot
Më e qetë se zjarri, por më përcëlluese
Lind në sytë e tu, pa zhurmë
Në buzët e tua shuhem
Si një mendim që nuk duhet thënë kurrë
Ndodh që më kërkon një ditë
Diku poshtë syve të tu më gjen
Aty ku loti bëhet kripë…
Foto@NikolaTomašić