Nuk shkruhen me “rr” fjalët: ngurosem, i ngurtë, racë dhe jo rracë(!), radhë dhe jo rradhë(!), rebel dhe jo rrebel(!), resht (pushoj) dhe formimet prej saj: reshtje, (i,e pareshtur);
regjistër dhe jo rregjistër(!), rënkoj dhe jo rrënkoj(!), rol dhe jo rrol(!), ryshfet dhe jo rryshfet(!), shter dhe jo shterr(!), shteroj dhe jo shterroj(!), i pashtershëm dhe jo i pashterrshëm.
Kur takohen shkronjat r me rr dhe l ose me ll shkruhet vetëm: rr ose ll. P.sh.: përreth, fodullëk, jeshillëk etj.
Përgatiti: Prof. Eroll Sejdiu